Zbulohet termi romak në Rrasë të Belshit, arkeologë dhe studiues nisin gërmimet

Zbulohet termi romak në Rrasë të Belshit, arkeologë dhe studiues nisin gërmimet

Në Rrasë të Belshit para dy vitesh është zbuluar nga banorë të zonës një Term Romakë i cili nuk dihet nëse i përket një stacioni pushimi karrocash apo një vile antike.

Ditën e sotme kanë zbritur në terren për të bërë gërmime Arkeolog si dhe student nga universiteti i Tiranës të degës së Arkeologjisë, të cilët do merren me zbulimin e kësaj vepre antike.

Studentët që kanë ardhur për tu marrë me këtë zbulim shprehen të emocionuar që po nxjerrin në dritë një vend banim romak dhe se të gjitha teoritë e mësuara në auditore mund ti vënë në zbatim.

Bashkia Belsh me anë të Inspektorit të trashëgimisë kulturore arkeologjike thotë që ky objekt do jetë pikë atraktive për zonën e Belshit, objekt me vlera të jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër Arkeologët shprehen se ky është një zbulim i rrallë për zonën e Belshit por dhe për Shqipërinë pasi është i pari Term i zbuluar në gjendje të mirëmbajtur ku duken qartë ndarjet e dhomave dhe funksionet përkatëse ajo çka nuk dihet është nëse ky term ka qenë në një stacion karrocash apo Term i ndonjë vile romake por gërmimet do nxjerrin në pah këtë fakt.

Ky projekt i ministrisë së kulturës bashkë me institutin kombëtar  i trashëgimisë kulturore me mbështetje të Bashkisë Belsh do të vazhdojë në disa faza ku faza parë do jetë ajo e gërmimit dhe nxjerrjes në pah të këtij Termi ndërsa faza fundit ajo e kthimit në një zonë të vizitueshme nga turistë të huaj dhe vendas.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy