Problemet me pajisjet elektronike, Meksi: Mund të jetë një skenar! Qëllimi i qeverisë është që njerëzit të mos votojnë

Problemet me pajisjet elektronike, Meksi: Mund të jetë një skenar! Qëllimi i qeverisë është që njerëzit të mos votojnë

Avokati Redon Meksi deklaroi në “MCN Live” se shumë qendra votimi po shfaqin probleme me pajisjet elektronike duke thënë që e gjithë kjo mund të jetë skenar. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Meksi tha se qeverisë nuk i intereson që njerëzit të dalin të votojnë.

Nuk është hera e parë që përdoren këto pajisje. Tek njësia 5, tek një pjesë e mirë e qendrave nuk punonte pajisja. Dhe tek njësia e 5 si qendër votimi. Në Dibër në mbi 60% të zonave nuk punonte. Bëjmë konspiracion të themi që ka hile, por diçka nuk shkon mund të jetë dhe një skenar. Qëllimi i qeverisë është që njerëzit të mos votojnë. Nëse dalin vonesa, pres, unë nuk shkoj më.

Pelinku, në 2021 lufta bëhej se kush merrte tenderin se ishin  17 milionë euro, që iu dha PD.  

Pajisjet në qendrat e votimit ligjërisht nuk janë të lidhura në rrjet. Janë secila më vete.

Në 2021 ishin të lidhura. Mundësia fizike për t’u lidhur në rrjet ekziston. Me ligj nuk lejohet pasi fizikisht duhet të jenë të pavarura, duhet të jenë më vete.

Mesa dëgjova unë ishin 158 mijë votues, nuk i bie 8% siç deklarojnë. % e KQZ matet me 3.5 milionë. 158 mijë i  bie 5%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy