Vrasja në Larushkë/ Arrestohet Valter Bami, Policia: Iu gjetën në dorë faktorë të qitjes me armë

Vrasja në Larushkë/ Arrestohet Valter Bami, Policia: Iu gjetën në dorë faktorë të qitjes me armë

Policia e Tiranës ka njoftuar ndalimin e shtetasit Valter Bami, pas veprimeve hetimore të kryera për vrasjen e ndodhur në Krujë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 37-vjeçarit i janë marrë faktorë plotësues për hetim dhe deklarim rreth ngjarjes së ndodhur ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë. Pas deklarimeve, vëllai i Durim Bamit, personazhë të njohur për policinë, është lënë i lirë, për t’u shoqëruar sërisht këtë të enjte dhe për t’iu komunikuar masa e ndalimit. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se: Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri. Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal. Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë. Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme. Kujtojmë se pak pas mesnatës së 4 Korrikut, nga breshëria e plumbave në shtëpinë e Gentian Bejtjes, mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjes, 10 dhe 13 vjeç. Objektiv i atentatit dyshohet se ishte Gentian Bejtja, i cili kishte ardhur para dy javësh në Shqipëri. Ky informacion siç duket ishte siguruar nga kundërshtarët e tij, që organizuan vrasjen. Në atentat dyshohet se morën pjesë 3 persona, të cilët lëviznin me makinë. Pasi lëshuan breshëri plumbash në drejtim të shtëpisë së Bejtjes, mjetin e dogjën rreth 6 kilometra larg. Më pas dyshohet se autorët u ndihmuan nga persona të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy