Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kritikëve të listës me 100 emra. Nga Vlora ku ishte në një dëgjesë me qytetarët, Rama tha se lista do të verifikohet dhe nuk është listë e zezë. Ndërkohë Rama tha se do reduktojë edhe administratën zgjedhore.



