Kulla: Nano, një prej shtetarëve më të shquar në 35 vite

Kulla: Nano, një prej shtetarëve më të shquar në 35 vite

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” e vlerësoi ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano si një prej shtetarëve më të shquar që ka njohur Shqipëria në 35 vite. Po ashtu Kulla vuri në dukje faktin që Nano solli si rregull loje dorëheqjen në Shqipëri. 

 

Për Nanon pas 100 vjetësh do thonë që ishte njeriu që reformoi partinë më ultrakomuniste të Europës në parti të mirëfilltë social-demokrate, do thonë që ishte njeriu që solli si rregull loje dorëheqjen. Këtu te ne s’jep dorëheqjen as kreu i federatës së Ping-Pongut! Nano ishte njeri që dha disa herë dorëheqjen. Do thonë që ishte njeriu që shikonte edhe pse dikush e sulmonte dhe i bënte opozitë, nuk e sulmonte, por e promovonte dhe i thoshte ec përpara. Ishte njeriu që qytetarinë dhe demokracinë e kishte brenda vetes, në formimin e tij. Duke qenë se ishte më i mençur dhe origjinal se të tjerët, i vinte në lojë edhe të tjerët. Është një nga shtetarët më të shquar që ne kemi njohur në këto 35 vite. Reformat në strukturën e shtetit dhe strukturën e  ekonomisë do t’i mbajmë gjatë ne mendje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy