"Unë pashë legjendën e F1 që kishte goditur kokën në gur", flet për herë të parë personi që udhëhoqi ekipin e shpëtimit për Michael Schumacher

"Unë pashë legjendën e F1 që kishte goditur kokën në gur", flet për herë të parë personi që udhëhoqi ekipin e shpëtimit për Michael Schumacher

Pesë vite pas aksidentit të rëndë të Michael Schumacher, ka folur roja i sigurisë në Alpet franceze ku përplasi kokën në shkëmb kampioni i Formula 1.

Stephane Bozon, i cili drejtoi operacionin e shpëtimit të tij në vendngjarje, thotë se Schumacher ka qenë me fat.

Ai ka folur për herë të parë në lidhje me skena të tmerrshme kur ekipi i shpëtimit arriti në vendin Combe de Saulire në Alpet franceze. 

Kampioni shtatë herë i Formula 1 aktualisht është nën kujdesin intensiv në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës, Zvicër, pas aksidentit pesë vjet më parë, ku ai pësoi dëmtime serioze të trurit.

Bozon e përshkroi vështirësinë për marrjen e ish-pilotit të Ferrarit për shkak të terrenit të ashpër malor dhe thotë se Schumacher ka qenë me fat që shpëtoi.

Stephane Bozon është komandanti i policisë malore e përshkroi skenën e dëshmitarëve të ekipit të tij kur ata arritën në Combe de Saulire në Alpet franceze

Kujtoj që mjekët e urgjencës së helikopterit kishin probleme për shkak të vendit ku ndodhi aksidenti”, tha ai për gazetën gjermane “Focus”. “Qartësisht dëmtimi ishte shumë serioz, përndryshe nuk do të kishim përdorur helikopterin. Z.Schumacher ishte me fat. Unë pashë gurin ku Schumacher u përplas duke bërë ski, dhe guri ishte në kokën e tij”, shtoi ai.

Bozon tregon gjithashtu se kampioni i Formula 1 nuk e kishte parë gurin kur po bënte ski.

Nëse do të kishte më shumë dëborë, ndoshta Schumacher nuk do të kishte përplasur kokën dhe do të kishte kaluar mbi gurin.

Bozon, i cili është komandanti i trafikut malor, shtoi se Schumacher ishte duke bërë ski jashtë zonave të parametrave. 

Schumacher pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një aksidenti ski në vitin 2013 dhe kaloi muaj në koma.  Ai është kujdesur për në shtëpi nga një ekip mjekësh që prej asaj kohe (në foto 2005)

7 herë kampioni i botës në Formula 1 ra ndërsa ishte duke bërë ski me djalin Mick në Meribel në Alpet franceze më 29 dhjetor 2013. 

Schumacher, i cili mbush 50 vjeç në janar, goditi anën e djathtë të kokës së tij në një shkëmb duke çarë edhe mbrojtësen e kokës.

Pamjet e aksidentit të rëndë, thotë se i kthehen gjithmonë në kujtesë, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë informacion për shëndetin e gjermanit pasi nuk mban lidhje me familjen e tij.

Disa javë më parë, “Daily Mail” publikoi lajmin se Schumacher ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është ngritur në këmbë me ndihmën e fizioterapive.

Schumacher përplasi kokën në një gur në Alpet fanceze më 29 Dhjetor 2013, duke rënë fillimisht në koma. Gjendja e tij shëndetësore është mbajtur gjithmonë e fshehtë nga ana e familjarëve, teksa për të kujdesen një ekip mjekësh dhe infermierësh. 

Schumacher feston me Jean Todt pas fitores në Çmimin e Madh të Italisë në vitin 2006 në Monza të Italisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy