I kërkuar në gjithë Evropën, 42-vjeçari shqiptar arrestohet në një hotel në Brindisi

I kërkuar në gjithë Evropën, 42-vjeçari shqiptar arrestohet në një hotel në Brindisi

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim në gjithë Evropën.

Ai është 42-vjeçari Kristian Elezi, i cili ishte i fshehur në një hotel në Brindisi dhe sipas mediave italiane ai është një nga udhëheqësit e një organizate kriminale që merrej me vjedhje dhe grabitje.

Shqipëri, është identifikuar mbrëmë nga policia e Brindisit si pjesë e një serie kontrollesh ndaj emigrantëve në këtë zonë.

Elezi ishte dënuar për krime të kryera në Belgjikë në mes të nëntorit të vitit 2007 dhe tetorit të vitit 2013.

Në bazë të një urdhri të gjykatës belge, 42-vjeçari duhet të vuaj një dënim prej 7-vjet burg. Gjatë kontrollit të kryer në dhomën e hotelit, Elezit iu gjeten edhe 7 mijë e 700 euro, tre telefona celularë dhe një kart Sim.

Sipas hetuesve italian, ditët e ardhshme do të nisë edhe një hetim me qëllim për të gjetur origjinën e bizhuve të vjellurave.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy