
Çdo vit, më 15 korrik, në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve, e cila synon të nënvizojë rëndësinë e pajisjes së të rinjve me aftësi që u mundësojnë punësim, punë të denjë dhe zhvillim të sipërmarrjes.
Kjo ditë u shpall nga Kombet e Bashkuara në vitin 2014 dhe vë në pah nevojën për arsim cilësor, trajnim profesional dhe zhvillim të vazhdueshëm të aftësive.
Dita Botërore e Aftësive të të Rinjve është një mundësi për të promovuar, vlerësuar dhe inkurajuar talentet dhe aftësitë e të rinjve.
Ajo shërben gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e investimit në zhvillimin e tyre personal dhe profesional, duke i përgatitur ata për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës dhe të shoqërisë.



