Presidenti sirian Bashar al-Assad ka marrë azil në Rusi dhe aktualisht ndodhet në Moskë me familjen e tij, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve RIA Novosti dhe TASS të dielën, duke cituar burime nga Kremlini.
Ky zhvillim vjen pas përpjekjeve të rebelëve sirianë për të marrë kontrollin e Damaskut, duke përfunduar kështu qeverisjen 24-vjeçare të Assadit.



