Një foto sa 1 mijë fjalë. Steffen M. Olsen, një ekspert norvegjez i klimës, ka shkrepur një të tillë gjatë një udhëtimi në gjirin Inglefield, në veriperëndim të Groenlandës.
Gjatë punës së tij më 13 qershor, teksa mblidhte pajisjet matëse që kishte vendosur në akull kohë më parë, ai zbuloi se shtresa e akullit ishte zhytur në ujë.
Fotoja e tij e publikuar në Tuiter nga shkencëtari Rasmus Tonboe po bën xhiron e globit duke u kthyer në simbolin e ndryshimeve të vrullshme klimatike.

“Është e jashtëzakonshme kjo që ka ndodhur këtu. Zakonisht kur shkrin akulli, uji hyn në të çarat e shtresës dhe rrjedh, por nuk kam parë kurrë një gjë të tillë”, ka thënë ai.
Shifrat e Qendrës Kombëtare të të Dhënave për Dëborën dhe Akullin tregojnë se afërsisht 712 000 km2 e sipërfaqes së Groenlandës kishte shkrirë deri më 12 qershor, më shumë se 470 000 km2 më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Temperaturat në Groenlandë arritën në 40 gradë të mërkurën e kaluar.



