Tension te Gjykata e Tiranës, opozita përplaset me policinë (VIDEO)

Tension te Gjykata e Tiranës, opozita përplaset me policinë (VIDEO)

Tensione në seancën ku pritet vendosja e masës së sigurisë për 23 të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit. Seanca ka nisur me 30 minuta vonës për shkak të tensioneve në hyrje të Gjykatës së Tiranës. Një situatë e tensionuar u krijua për shkak të deputetëve të opozitës, të cilët tentuan të hyjnë në gjykatë për të ndjekur seancën nga salla. Ata janë nxjerrë jashtë sallës nga policia, me të cilën pati edhe konfrontime fizike. Ndërkohë, seanca është ndërprerë.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, ka telefonuar drejtorin e policisë së kryeqytetit dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në lidhje me situatën e krijuar me forcat e policisë.

Ndërkohë, protestues të shumë qëndrojnë para gjykatës. Protesta ka bllokuar rrugën, ndërsa shumë prej drejtuesve të mjeteve janë solidarizuar me të duke u rënë borive të makinave. 

Një numër jo i vogël i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale kanë rrethuar gjykatën e Tiranës për shmangien e çdo incidenti të mundshëm.

 

Protesta për Rrugën e Kombit, sot masa e sigurisë për 23 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës shqyrton sot masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit. Seanca është njoftuar për në orën 09:00.

Pas arrestimit të shtunën e kaluar në Kukës, të arrestuarit u sollën në Tiranë. Edhe gjykimi u zhvendos në Gjykatën së Tiranës për shkak të mungesës së ambienteve të përshtatshme në Gjykatën e Kukësit për zhvillimin e seancës. 

Seanca do të drejtohet nga gjyqtarët e ardhur nga Kukësi, ndërsa palë do të jenë dy prokurorë të këtij qyteti, Alketa Nushi dhe Edmond Karriqi, si dhe avokatët e 23 protestuesve. 

Për 11 persona prokuroria kërkon masa arrest me burg, për pesë të tjerë kërkohet arrest shtëpie dhe për shtatë qytetarë kërkohet masa detyrim paraqitjeje. 

Njëmbëdhjetë prej protestuesve akuzohen për shkatërrim prone me zjarr dhe goditje e punonjësve të policies, vepra që dënohen deri në shtatë vjet burg.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy