
Në analizën e mëtejme lidhur me konceptin baba-bir në politikën shqiptare, i ftuar në emisionin “Aranutistan” në MCN TV, mjeku psikiatër Neli Demi, vlerëson se të mbijetohet në politikë sot, nënkupton edhe vrasje, përkatësisht është domosdoshmëri.
“Biri të bëhet baba, duhet të vrasë babain e integruar brenda vetes, në mënyrë që të jetë vet “babai”.
Mënyrat sesi baballarët reagojnë ndaj këtyre përpjekjeve, apo sa e lejojnë këtë proces, përcakton pastaj se sa viktima do të ketë, apo në ç`mënyrë do të përfundoj ky proces. Mënyra se si ato e kuptojnë këtë nevojë, sa e lejojnë ato ç`mitizimin e tyre, sa e lejojnë ato autonominë graduale të të birit te tyre, në mënyrë që të mund ta tejkalojnë babain, që pastaj ai të kthehet në një drejtues të njësisë familjare, kjo pastaj përcakton pastaj përfundimin e procesit”.



