Trajneri i qenve Kalem Ymerali tregon teknikat si të shmangim sulmin nga qentë endacakë

Trajneri i qenve Kalem Ymerali tregon teknikat si të shmangim sulmin nga qentë endacakë

Kalem Ymerali, trajnues për qentë në një lidhja skype në 'Zgjohu me MCN' ka folur lidhur me sulmet e qenve duke shpjeguar dhe disa mënyra se si të mbrohemi prej tyre.

Ai flet për agresivitetin e qenve e cia vjen nga si një përgjigje ndaj një sulmi, ndërsa flet për teknikat që duhet të ndjekim për të shmangur sulmet nga qentë endacakë.

Agresiviteti nuk njeh racë, por është përgjigje ndaj një sulmi të caktuar dhe kthehet në sulm vetëmbrojtës. Agresiviteti lidhet me socializimin e hershëm, eksperienca e pronarëve, traumat, por dhe mungesa e trajnimit apo keqtrajtimit.

Gabimi më i madh është ikja me vrap, duhet të ruash qetësinë, shmang kontaktin me sy, ec e qetë, mos i sulmo nëse je në territorin e tyre dhe sillu sikur ata qenë nuk ekzistojnë sepse qeni e nuhat frikën e kalimtarit, por më shumë është frika jonë ajo që i hedh benzinë për zjarr.

Nëse ke frikë qentë gjëja më e mirë që duhet të bësh është që të marrësh ushqim me vete dhe nëse ti i ushqen ata të janë mirënjohës dhe me kalimin e kohës ata do të tentojnë të të afrohen dhe tundin bishtin. Nëse qentë në rrugë janë të ushqyer nuk janë agresivë.

Sa i përket pitbullit ai shprehet se këto janë ndër racat më të gjykuara, por nuk duhet të harrojmë se në vitet 30 ata janë mbajtur si dado për fëmijët.

Megjithatë kemi disa grupimeve dhe janë ata të llojit terrier që janë trajnuar për sulme dhe shkojnë drejt sulmeve dhe për shkak të instiktit që kanë shkojnë drejt agresivitetit, ata nuk njohin masë agresiviteti sepse ngjallin instiktet.

Nëse sheh një person që po kafshohet nga një qen, apo sulmin me qen-qen duhet të ruash qetësinë në çdo situatë dhe vlerëso rrezikun që të kanoset. Merr çdo mjet që ka për qëllim që të bllokojë frymëmarrjen e qenit.

Mënyra më e mirë e komunikimit me qentë është qetësia. Litari, bluza, rripi pantallonave gjithçka që mund të kesh shtrëngoj qafën dhe e ke në kontroll, po flas për qentë agresivë.

Ka dhe teknika që s’janë profesionale siç është goditja apo djegia me cigare. Pastaj pas shkëputjes vlerësohet shkalla e dëmtimit tek vetja dhe tek qeni i përfshirë. Pas kësaj të gjithë kanë nevojë për rehabilitim sepse janë të gjithë të traumatizuar.

Mbajtja për një kohë e gjatë e lidhur e qenit nuk rekomandohet sepse bëhen agresivë, ndërsa shëtitja me maska është e nevojshëm, mungesa e tyre është papërgjegjshmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy