Papa Françesku: Ndonjëherë faqet e internetit janë toksike

Papa Françesku: Ndonjëherë faqet e internetit janë toksike

Papa ka theksuar dhe një herë tjetër se përdorimi i mediave dixhitale , veçanërisht i mediave sociale, ka ngritur një sërë çështjesh serioze etike që kërkojnë gjykim të mençur dhe të matur nga ana e komunikuesve dhe të gjithë atyre që kujdesen për vërtetësinë dhe cilësinë e marrëdhënieve njerëzore.

Ndonjëherë në disa vende, faqet e medias janë bërë hapësira toksiciteti, nxitje urrejtjeje dhe lajmesh të rreme. Prandaj është e nevojshme të luftojmë gënjeshtrat dhe dezinformatat

Kështu deklaroi Papa në një mesazh për kongresin botëror të komunikuesve katolikë në Seul duke shtuar  nevojen për të ndihmuar njerëzit, veçanërisht të rinjtë, për të zhvilluar një sens kritik , duke mësuar të dallojnë të vërtetën nga e rreme, të drejtën nga e gabuara, të mirën nga e keqja. 

Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve në kongresin botëror të komunikuesve katolikë, të mbajtur në Korenë e Jugut, Papa bën thirrje për mbikëqyrje të mediave dixhitale, por në të njëjtën kohë nënvizon rëndësinë e tyre.

Revolucioni i medias dixhitale në dekadat e fundit ka dëshmuar të jetë një i fuqishëm. Në fakt, gjatë muajve të bllokimit për shkak të pandemisë, ne pamë qartë se si mediat dixhitale mund të na bashkonin, jo vetëm duke shpërndarë informacione thelbësore, por edhe duke kapërcyer vetminë e izolimit dhe, në shumë raste, duke bashkuar familje të tëra dhe komunitete kishtare në lutje dhe adhurim.

Prandaj, problemi është të monitorohet përdorimi i duhur i tyre, duke shmangur që ato të bëhet një mjet për dezinformimin.

Është gjithashtu e nevojshme të kundërshtohet fakti që shumë komunitete në botën tonë mbeten të përjashtuara nga hapësira dixhitale dhe të punohet në mënyrë që rrjeti të jetë gjithmonë një hapësirë ​​për të promovuar paqen . 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy