Lekatari: Kam frekuentuar kishën dhe kam mbajtur Ramazan, por besimtare s’mund të jem! Edukimi seksual, është edukim moral

Lekatari: Kam frekuentuar kishën dhe kam mbajtur Ramazan, por besimtare s’mund të jem! Edukimi seksual, është edukim moral

Gazetarja dhe blogerja Zhaklin Lekatari i tha Mustafa Nanos në emisionin “Arnautistan” se janë të dy në një listë të përbashkët që përmbledh analistët dhe gazetarët islamofob.

Ajo deklaroi se është kritike dhe një jetë që nuk kritikohet, nuk jetohet dhe shtoi se edhe ata që janë të pafe nuk është se nuk besojnë, por se mund të besojnë në energji, spiritualitet dhe se edhe ky është një lloj besimi.

Sipas saj, ata që janë besimtarë dhe e kanë përqafuar religjionin, është çështje shpirtërore dhe ka të bëjë vetëm me gjendjen e brendshme, ku emëruesi i përbashkët është të promovojë bashkimin dhe jo ndasitë.

Gjëja e parë që imponon besimin është të pranojnë diversitetin. Këta të tjerët janë ekstremistë. Kam miq që falen 5 herë në ditë, unë nuk kundërshtoj zgjedhjet e tyre dhe as ata të miat.

Me këta njerëz bëj diskutimet më të mëdha për fenë. Unë vij nga një e kaluar që besoja se isha besimtare. Sa kam jetuar në Shqipëri familja ime ishte ateiste, kur ika në Itali në moshën 8-9 vjeçare kam qenë pjesë e një kishe, kam bërë katekizëm, isha pjesë e korit të kishës. Kam tentuar të besoj. Më pas kam jetuar në Kosovë në një vend mysliman dhe kam mbajtur një herë Ramazan, për të ditur siç është, çfarë është ky ymri.

Ky ateizmi im vjen nga kompleks ku vendos disa pikëpyetje dhe vë në dyshim ato vlera që ti kanë dhënë dhe i ke pranuar pa menduar. Unë nuk mund të jem besimtare, kjo është pak por e sigurtë.

Kjo është një zgjedhje e bërë me shumë logjikë dhe ka mendim të shumë strukturuar dhe nuk vjen nga asgjëja. Është zgjedhje shumë e vetëdijshme që më përfaqëson plotësisht.

Në vijim si mesazh paqeje dërgoi një puthje si për besimtarët myslimanë, dhe deklaroi se nuk ofendon dhe anatemon askënd, madje se gjatë këtyre viteve është munduar që të bëjë ndasi mes personit dhe deklaratën.

Nuk më pëlqen që punë ta mbështes mbi urrejtje dhe as duke vjell vrer me dikë. Gjërat e mira nuk bëhen me urrejtje, por kur ke pasion te puna që bën. Mund të duket klishe kjo shprehje, por nëse e arrin kjo klishe tregon që është e vërtetë.

E pyetur nëse i tremb djemtë, pohoi dhe tha se duket në fillim sikur nuk tremben, por në të vërtetë tremben shumë dhe nuk arrijnë të jenë vetja.

Mos u trembni mor çuna. E dalloj këtë, se kur një burrë të afrohet në mënyrë agresive, ai ndjehet inferior dhe kërkon të të zhveshë nga siguria. Ne i kemi të dyja energjitë mashkullore dhe femërore.

Në vende pune jam më atutoritare, kur jam me një djalë apo në vende ku jam më e qetë, e përdor energjinë time femërore. Ky është tjetër element që i tremb ata, se duan të dominojnë.

Nuk dua të më dominojnë në jetën e përditshme, nuk dua një tutor. Unë identifikohem si heteroseksuale. Kam pasur dhe unë pikëpyetjet e mia se mos janë modelet shoqërore të krijuara ndër vite që i mbart, apo jam unë vërtetë kjo.  Më identifikojnë vetëm me edukimin seksual, por filmat porno janë degëzime të ndryshme të një ombrelle shumë të madhe, njerëzit duhen dëgjuar dhe jo gjykuar.

Unë me publikun flas për çdo gjë që mendoj se janë vlera. Më e mira do ishte të bashkëpunojmë me ata që mendojmë ndryshe se vetëm kështu krijojmë gurgule idesh.

Edukimi seksual është edukim moral, se marrëdhënia seksuale është insektit, por edukimi ka të bëj në të kthyerit qytetar duke respektuar veten dhe tjetrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy