Rreth 15% e nevojave të Holandës vijnë nga Rusia, por qeveria vlerëson që importet të ndalen brenda vitit.
Një deklaratë e tillë u bë të premten nga qeveria, ku ajo u zotua të shpenzojë rreth 623 milionë euro në iniciativat për kompanitë e depozitimit të gazit.
Qeveria deklaroi gjithashtu se po fokusohet në kursimin e energjisë, politikat e gjelbra dhe në më shumë importe energjie nga vendet e tjera, raporton Reuters.
Rreth 44% e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz natyror, një nga normat më të larta në Europë, por vetëm 15% e gazit holandez vjen nga Rusia, sipas vlerësimeve të qeverisë.
Si pjesë e përpjekjeve të saj për t’u çliruar nga Rusia, qeveria holandeze ka njoftuar se do të kompensojë kompanitë për depozitimin e gazit në një objekt në Bergermir, një nga më të mëdhatë në Europë, përpara dimrit.



