Në një kohë kur tregu vendas po përballet me krizë të fuqisë punëtore, të rinjtë e qytetit të Durrësit, jo vetëm ndjekin studimet, por edhe punojnë në sektorët e turizmit dhe detarisë. Si një profesion i trashëguar ndër breza apo si një zgjedhje për të ardhmen është për këta djem detaria, që e kanë njohur dhe zbuluar paralelisht, si në bankat e shkollës ashtu edhe në praktikë.



