Investimet kineze, Kamberi: Vendet e BP të ndërtojnë strategji për t’i kthyer në favorin e tyre

Investimet kineze, Kamberi: Vendet e BP të ndërtojnë strategji për t’i kthyer në favorin e tyre

Geron Kamberi, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, në studion e MCN Economy bëri një historik të shkurtër të nismave dhe investimeve kineze në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se përballë këtyre ofertave, vendet e rajonit kanë mundësinë të ndërtojnë strategji që këto investime t’i kthejnë në favorin e tyre. Kamberi solli rastin e ndërtimit të autostradës që lidh Kolashinin me Podgoricën, për kredinë e së cilës, Mali i Zi u detyrua të kërkonte ndihmën e Bashkimit Europian, në mënyrë që të shmangte falimentin.

Raporti i Kinës ka një histori nga pikëpamja e iniciativave që vijnë nga qeveria e Kinës. Në 2012 kishte nismën 17+1, ndërsa një vit më pas inicioi edhe “Një brez, një rrugë”. Të dyja tregojnë ambicien e Kinës për ta shtrirë ndikimin e saj edhe në rajone të tjera. Kina ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet për t’u shtrirë me investime në Ballkanin Perëndimor. Kina sot quhet fabrika globale, për shkak se shumë kompani të mëdha kanë zhvendosur atje fabrikat e tyre.

Investimet e kompanive kineze janë të natyrave të ndryshme, por shqetësimi lidhet me investimet me karakter infrastrukturor.  Në rastin e Malit të Zi, autostrada për të cilën flitet është e kushtueshme. Shpesh frika e SHBA dhe BE për vendet me kapacitetin e Malit të Zi, që hyjnë në marrëdhënie të tilla si Kina, frika është e shtrirjes së ndikimit.

Kina përpiqet ta shtrijë ndikimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, d.m.th. jo më shumë se 20 milionë euro. Ka pasur një nismë për investimet në 5G, por DASH ftoi vendet e BP të mos ua ofrojnë implementimin e kësaj teknologjie vendeve që nuk janë në përputhje me vlerat.

Rasti i Kinës në kuadër të nismës “Një brez - një rrugë”: statistikat tregojnë investim në vlerën 1 trilion dollarë në 10 vjet. Në këto investime janë përfshirë edhe vende të BE.

Përsa kohë që kemi pranuar të jemi pjesë e tregut global, është pak e vështirë të fillojmë të kemi frikë nga natyra e investimit.

Për perspektivën e Shqipërisë në nismën Belt and Road, në forumin e fundit nga pikëpamja e nivelit të përfaqësimit përcjell mesazh diplomatik. Të gjitha dinamikat që lidhen me rolin dhe peshën që do ketë Kina në BP tregon se një vend si ajo ndërton strategjitë e saj për investime në vende që kanë nevojë. U takon këtyre vendeve të ndërtojnë strategji që këto investime t’i shndërrojnë në favorin e tyre.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy