
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, dhe dy forcat kryesore politike në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, kanë paralajmëruar hapjen formale të saj me aktivitete publike.
Një risi e këtyre zgjedhjeve është gara me lista të hapura, që ka sjellë edhe emra të rinj e figura të njohura nga fusha të ndryshme, përfshirë edhe gazetarinë.
Duke komentuar pjesëmarrjen e gazetarit Aulon Kalaja si kandidat i Partisë Demokratike, gazetari dhe analisti Mariglen Kume, i ftuar në “MCN Live”, tha se përfshirja e figurave publike nga media është një hap pozitiv dhe duhet të ishte reflektuar edhe në listat e mbyllura.
Pjesëmarrja e gazetarëve si Aulon Kalaja në këto zgjedhje është një vlerë e shtuar për politikën shqiptare. Ai ka qenë një zë i fortë në media dhe në shoqërinë civile. Vetë profili i tij dhe virtyti social që ka përfaqësuar në vite, përbën një aset për PD-në.
Përveç përvojës në komunikimin me qytetarët dhe ndjeshmërisë ndaj çështjeve sociale, gazetarët kanë treguar aftësi edhe në analizën politike dhe strukturimin e argumentit publik, elemente thelbësore për një përfaqësim cilësor.
Gazetari Kume shton se përfshirja e figurave nga media në listat zgjedhore është një sinjal i mirë për hapjen e politikës ndaj shoqërisë.
Në hartimin e listave, merreshin parasysh disa elemente që vlerësohen jo vetëm meritat që bart kandidati specifik që në rastin konkret vijnë nga fusha e gazetarisë, sa i përket virtyteve, trajtimit të qenies së qytetarit, zëdhënies së shqetësimeve të tyre.
Por në fushatë ka edhe diçka ku analizohen pjesët politike apo strukturimi, mënyra, sjellja politike me qytetarët, por edhe lidhjet që kanë me zonën, kapacitet financiar për të mbuluar fushatën. Të gjitha këto janë areola për ta bërë këtë pjesëmarrje.
Në këndvështrimin tim, vet për virtytin social që ka pasur Auloni, si ne media dhe në shoqërinë civile, është një vlerë e shtuar për PD-në, dhe do duhej të ishin edhe gazetarët tjerë të ishin në liste të mbyllur, por detajet janë ato që e kufizojnë këtë.



