Peticioni ndaj Kim, Nesturi: Mund të hapet një deriçkë në DASH, për të rikthyer vëmendjen te Berisha (VIDEO)

Peticioni ndaj Kim, Nesturi: Mund të hapet një deriçkë në DASH, për të rikthyer vëmendjen te Berisha (VIDEO)

Analisti Plator Nesturi, peticionin kundër ambasadores Yuri Kim “mjaft është mjaft”, e krahasoi me peticionet e mëparshme në vend.

Peticione ka pasur për ndonjë mësues fshati për ta larguar nga andej, apo për institucione brenda të njëjtit shtet. Jemi në kushtet e një momenti të afshit pranveror që ndikon shumë edhe në mënyrën që logjikohet, filloi edhe me vetëshpalljen e kandidatëve për President në masë të gjerë.

Duke folur për MCN Live, Nesturi deklaroi se duket që ka një skenar të passhëm politik, përderisa një pjesë e këtij peticioni drejtohet për qëndrimet që mund të ketë ambasadorja karshi axhendës së Sali Berishës apo Ilir Metës.

Sipas tij, futja e një lloj pakënaqësie, ku duket sikur mban një anësi të caktuar, kalohet përtej elementëve të një detyre diplomatike, por nënvizoi se nuk mendon se mund të ketë peshë apo përbëjë lajm në aspektin e opinionit publik.

Në aspektin e shoqërisë civile kemi të bëjmë me njerëz që janë mbi mesataren e inteligjencës. Një ambasadore nuk vepron me axhendë personale, por mbi bazën e direktivave që merr nga punëdhënësi i saj nga DASH.

Ka shtete që nuk ka pëlqim ndaj Amerikës, por nuk ka shfaqje të kësaj natyre. Ne mund të bëjmë peticion ndaj një shtetari që këtu të bëhet shtet. Nuk na shkon të shkojmë tek peticioni te ambasadorja, nuk ka sens.

Këtë duhet t’ia kërkosh politikanit që këtu të bëhet shtet. Duhet të krijohen shina që një shtet të funksionojë mbi bazën e parimeve demokratike, por jemi vetë ne që i kemi shkelur ato. Për sa kohë do jemi kështu, atëherë edhe ndikimet e ndërkombëtarëve do të vijojnë. Peticioni, mund të jetë hapja e një deriçke mbrapa në DASH për të rikthyer vëmendjen në betejën e zotit Berisha, për çështjen ‘non grata’.  Por nuk e di se sa mund të arrihet.

Nesturi kujtoi edhe reformën në drejtësi, për të cilën tha se ishte faktori ndërkombëtar ai që inicioi dhe i vuri palët ta votonin, ku ambasadorët merrnin kontakte me drejtuesit e institucioneve.

Ka qenë faktori ndërkombëtar, nëpërmjet ambasadorëve që kanë ndikuar për shtrimin e rrugës në reformën në drejtësi, ka pasur ndikime deri tek rroga dhe ndërhyrja e ambasadorëve te politika, për të zgjidhur problematika të caktuara. Kujt i intereson peticioni në aspektin e brendshëm? Janë të evidentuara dy gjëra që kanë të bëjnë me qëndrime të dy eksponentëve, zoti Berisha dhe zoti Meta.

Janë evidentuar dhe te raporti i DASH ku specifikohej se kemi një gjuhë të ashpër të eksponentëve të politikës, ku nga forcat politike përmendej LSI. Aktorët janë të evidentuar, nëse do kemi axhendë për të thelluar kontrast me SHBA, kjo i shërben një lloj axhende. Politikanët shqiptarë mendojnë në çdo rast se janë pjesë e tryezave shumë të mëdha.

Deri tani në gjithë këto vite kanë arritur me lojën e forcave, i kanë rregulluar hesapet e brendshme, për ecurimë politike, për të mos u prekur nga drejtësia. Ka pasur marrëveshje të tilla, por situata ka ndryshuar. Ne jemi kalcifikuar si politikë dhe kjo ndikon në mosfunksionimin real të institucioneve tona shtetërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy