Policia arreston shefin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Regojnë politikanët e Kosovës dhe BE. Vuçiç i telefonon Putin (VIDEO)

Policia arreston shefin e zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç. Regojnë politikanët e Kosovës dhe BE. Vuçiç i telefonon Putin (VIDEO)

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicën e Veriut shefin e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç. Arrestimi ka ndodhur në tubimin serb në Kosovë, ku Gjuriç ka shkuar, teksa autoritetet kosovare kishin paralajmëruar ndalimin e zyrtarëve.Gazeta Express raporton se Gjuriçin, policia po e sjell nën pranga në Prishtinë. 

Më herët, gjatë ditës së sotme, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi arrestimin e dy zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë nëse hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç Gjuriçit, hyrja në Kosovës iu ndalua edhe Aleksandër Vulin.

Ndërkohë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Marko Gjuriç, u arrestua në veri të Mitrovicës pasi ka hyrë pa leje në veri të Kosovës. Ndërkohë forcat e policisë e kanë sjellë atë në Prishtinë. 

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka njoftuar rreth arrestimit të Gjuriç.

"Policia përmes rrugëve operative ka siguruar informacione se Marko Gjuriç dhe persona të tjerë, janë parë të jenë prezent në lokacionin ku kishin planifikuar të mbanin një takim me përfaqësues dhe qytetarë të veriut të Mitrovicës.

"Me qëllim të verifikimit të informacionit dhe zbatimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës (RKS), i cili ka ndaluar vizitën në Kosovë të disa zyrtarëve serbë duke përfshirë Vulin dhe Gjuriç, ka angazhuar njësi relevante policore për të vepruar në atë lokacion. Edhe përkundër pengesave dhe rezistencës së shfaqur njësitet policore duke përdorur mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme policore, kanë arritur ta verifikojnë informacionin dhe njëherit ta arrestojnë z.Gjuriq i cili ishte prezent në atë lokacion", thuhet në njoftim.

Reagon Thaçi: Policia e mbrojti rendin dhe ligjin, Gjuriq po dërgohet në kufi me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje për qetësi, derisa ka thënë se Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me ligjet dhe kompetencat e veta në arrestimin e Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme. Policia e Kosovës ka vepruar në përputhje me kompetencat e veta, me profesionalizëm dhe në mbrojtje të rendit dhe ligjit në Kosovë”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se sapo është njoftuar nga organet kompetente dhe Marko Gjuriq ka kaluar nëpër procedurën e rregullt të Prokurorisë dhe Gjyqësisë, si dhe tani është duke u përcjellë nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky rast nuk duhet të cenojë komunikimin që është vënë në mes Kosovës dhe Serbisë, dialogun në mes dy vendeve dhe përpjekjet për normalizim, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë”, përfundoi presidenti Thaçi.

Rezultate imazhesh për BE reagon pas arrestimit të Marko Gjuriç

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Flamur Sefaj, ka thënë se "Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës e kanë përmbyllur në mënyrë profesionale planin operacional për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Republikën e Kosovës, të cilëve nga Prishtina zyrtare nuk iu është dhënë leja për të hyrë në shtetin tonë".

Sefaj ka shtuar se "Policia e Kosovës është e përkushtuar për t'i kryer me përgjegjësi obligimet ligjore të saj dhe për të krijuar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës".

Në Mitrovicë, gjendja është e qetë e nën kontroll

Ndërohë situata në Mitrovicë pas arrestimit të të Gjuriç është e qetë. Nehat Thaqi, drejtor i rajonit për jugun e Mitrovicës, ka thënë për KosovaPress se situata është e qetë dhe çfarëdo që të ndodhë policia është në gjendje ta mbajë këtë situatë nën kontroll.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët të jenë të qetë që të mos dalin tek ura dhe të tubohen dhe t’ia besojnë situatën Policisë së Kosovës, e cila është duke kryer punën e vet në mënyrë shumë profesionale.

Në veri të Mitrovicës ka qindra serbë të tubuar, ndërsa alarmi vazhdon pandërprerë të dëgjohet. Më herët janë dëgjuar të shtëna armësh.

Rezultate imazhesh për BE reagon pas arrestimit të Marko Gjuriç

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiq, tha për BIRN se thirrja e BE-së për autoritetet e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, është që të tregojnë përmbajtjen dhe maturinë e nevojshme në mënyrë që situata në teren në Kosovë të mos eskalojë më shumë.

Komenti i saj erdhi në ditën kur njësitet speciale të Policisë së Kosovës arrestuan shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq për hyrje ilegale në Kosovë.

“Të gjitha çështjet e shqetësimit të dyanshëm duhet të adresohen brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE, i cili është synimi përfundimtar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kocijançiç.

Ajo shtoi se BE “shpreh keqardhje për ngjarjet e sotme, të cilat shkojnë në të kundërtën e normalizimit të marrëdhënieve”.

“Ne presim që edhe Serbia- e cila është në bisedimet për anëtarësim në BE- edhe Kosova- e cila është në proces të zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim- t’i respektojnë në tërësi, në letër dhe frymë, marrëveshjet e arritura ndërmjet vete në dialog”, tha Maja Kocijançiç.

Putin0Vucic

Nga ana tjetër, menjëherë pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bised telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike.

Përveç kësaj, Vuçiç ka thirrur urgjentisht në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të cilën fillimisht e pati thirrur për nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy