Nisin tensionet e para mes SHBA dhe Iranit. Administrata e presidentit të ri Donald Trump ka vendosur sanksione nga Iranit, pas testimit të raketës balistike nga Teherani.
Lajmi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili bëri të ditur se nga këto masa do të preken 13 individë dhe dhjetëra kompani.
Në një deklaratë për mediat, John Smith, i cili është përgjegjësi për digasterin e sanksioneve, deklaroi se mbështetja e Iranit për organizatat terroriste si dhe zhvillimi i projekteve për armët përbëjnë një kërcënim serioz për stabilitetin e rajonit të Lindjes së Mesme, për partnerët globalë të Uashingtonit, por edhe për Shtetet e Bashkuara.
Ai shtoi se këto ishin edhe arsyet kryesore për marrjen e vendimit. Zhvillimi i projekteve për armët e shkatërrimit në masë nga ana e Iranit është parë gjithmonë me shqetësim nga vendet perëndimore.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga ana e Teheranit për vendimin më të fundit të marrë nga Uashingtoni.



