The Weeknd shpenzoi 7 milionë dollarë për performancën, por rrjeti pëlqeu vetëm një detaj!

The Weeknd shpenzoi 7 milionë dollarë për performancën, por rrjeti pëlqeu vetëm një detaj!

The Weeknd performoi në gjysmë-finalen e “Super Bowl” të dielën dhe ndoshta jeni kuriozë pse kërcimtarët kanë fasha në fytyrë. Nëse e keni ndjekur edhe herë tjetër gjatë shfaqjeve të tij të fundit këngëtarin e kuptoni që nuk është diçka e re.

Kërcimtarët në të vërtetë nuk ishin lënduar; e gjitha është pjesë e historisë që tregon The Ëeeknd me videot e tij muzikore të fundit. Linja kryesore e historisë është kjo: Ai udhëton duke festuar në Vegas; atëherë ai aksidentohet dhe... pret kokën. Në videon e tij muzikore për "Too Late", koka e tij është e bashkangjitur në trupin e një personi tjetër. Pastaj e pamë në disa shfaqje me një fashë në fytyrë. Dhe së fundmi, në videon "Save Your Lots", ai heq fashot dhe shfaqet i transformuar në fytyrë.

Këtë herë në vend që fashot t’i mbajë ai, i kanë kërcimtarët. The Weeknd sqaroi për ‘Variety’: "Rëndësia e të gjithë fashove reflekton në kulturën absurde të njerëzve të famshëm të Hollivudit dhe njerëzve që ndërhyjnë tek vetja për arsye sipërfaqësore për të kënaqur të tjerët dhe që të vërtetojnë se vlejnë”.

Performanca e tij zgjati 13 minuta dhe menaxheri i tij tha se ka kontribuar me 7 milionë dollarë që të ishte në nivelin e duhur.

Dhe një nga detajet më të komentuara ishin fytyrat e fashuara, jo për kuptimin që fshihej pas tyre, por sepse jepnin idenë e maskës, mjeti më i domosdoshëm në kohë pandemie.

Shumica e tyre që e komentuan për këtë detaj, ishte nga të zhgënjyerit që e panë si gjënë më pozitive gjatë gjithë performancës.

Lexo edhe: 

Ka bërë operacione plastike? E vërteta pas transformimit të The Weeknd

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy