
Kohëve të fundit një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve është bërë rritja e çmimit të karburanteve.
Në komunikimin e sotëm për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë, zëvendës Kryeministri Arben Ahmetaj, refuzoi që t’i përgjigjet pyetjes së gazetares së MCN TV, Raziela Myslimaj, se me çfarë shkon në punë dhe nëse e ka kufizuar lëvizjen me makinë për të kursyer naftën, për t’iu përgjigjur thirrjes së qeverisë.
Gjithçka teksa gazetarja ngriti si shqetësim se autobusët që po përdoren më gjerësisht nga qytetarët, nuk ndezin kondicionerin për të kursyer naftë.
Dua të ndaj me ju që qeveria ka menduar përpara disa muajsh për ato paketa që janë publike dhe në funksion.
Nëse i’u them që Shqipëria e ka inflacion 6.2% më pak se i gjithë rajoni, kjo ka të bëjë me subvencionimin që ka dhënë qeveria, qoftë për paketën e të ardhurave dhe subvencionimin e energjisë.
Asnjë nga vendet e rajonit nuk afrohet inflacioni te 6.2%. Kur pyetet cila është arsyeja, shkohet te paketa e mbështetjes në energji dhe të ardhurave të qytetarëve me më shumë nevojë.
Është një krizë globale që fatkeqësisht e ka gjenezën në inflacionin rus, problem është si të sigurohen rrugët e furnizimit.
Në këtë fazë ku e gjithë kriza ndërkombëtare e energjisë dhe jo vetëm, ne jemi treg i hapur dhe kemi pasojat e asaj krize e cila nuk është se pushon sot, nuk i dihet fundi. Qeveria mbi të gjitha është e përgatitur që hap pas hapi të marrë masat e duhura.
Sa i takon funksionit të Bordit të Transparencës, Ahmetaj shtoi se qeveria do marrë të gjitha masat për të garantuar funksionimin e tregut dhe për të mos rënduar qytetarët.



