
Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Emilio Çika tha pasditen e sotme në studion e lajmeve në MCN Tv se kishte një pjesëmarrje të ulët të pjesës më të varfër dhe më vulnerabël në zgjedhjet legjistlative, duke sjellë në këtë mënyrë një rezultat zhgënjyes për presidentin Macron.
Kemi një humbje të koalicionit qeverisës të Macron, në ditën e djeshme kishim raundin e dytë, ishin zhgënjim për Macron. Ka një humbje në elektorat, dhe i duhet vënë theksi mospjesëmarrjes në zgjedhje. Shkalla e mospjesëmarrjes ishte e lartë. Një pjesë e mirë ishte e zhgënjer.
Mospjesëmarrja ishte e atyre që ishin të zhgënjyer nga Macron, por edhe për palën tjetër, për ekstremin e majtë. Ata nuk arritën dot të inspirojnë pjesën më të varfër të shoqërisë franceze. Mospjesëmarrja në zgjedhje solli dhe rezultatin që ishte zhgënjyes për Macron.
Kemi edhe diskutimet që lidhen me politikat e Macron që i paraqiti gjatë fushatës së tij që tashmë përballen me sfidë të madhe nëse do kalojnë.
Çika tha se jeta politike në Francë po vendoset brenda një sfide, dhe se koalicioni qeverisë duhet të të bashkëpunojë me koalicione të tjera. Më tej pedagogu tha se mund të shkohet dhe në zgjedhje të parakohshme në Francë.
Është një proces 'checks and balances', nga një anë i japin votën për të qeverisur edhe për këtë arsye. Zgjedhjet presidenciale ishin përplasje qëndrimesh mes Macron dhe Le Pen. Duhet thënë që për këtë arsye elektorali francez e ka votuar Macron për të kundërshtuar politikat e ekstremit të djathtë. Vota parlamentare dallon nga ajo presidenciale. Macron u përpoq të ndiqte një traditë që në Francë ka funksionuar. Elektorati ka ndjekur votën kur ka votuar për Presidentin. Macron është përpjekur për të mbajtur këtë grumbull elektoral, faktet treguan të kundërtën.
Kemi një situatë që e gjithë jeta politikë ne Francë po vendoset brenda një sfide. Koalicioni qeverisës duhet të bashkëpunojë me koalicione të tjera. Ndonjëherë mund të kërkojë vota edhe të koalicioneve që janë të pozicionuar në ekstrem të politikës franceze.
Ishte politikë e Macron. Që nga fillimi paraqiti si sfidë për kabinetit. N.q.s. kabineti nuk do arrijë të zgjidhet atëherë nuk do të keni vend në qeverinë e ardhshme, ishte një vizion i tij. Ashtu siç kryeministrja e paraqiti, Franca del politikisht e goditur se s’do ketë stabilitet për të kaluar ligje.
Mund të shkojmë në zgjedhje të parakohshme për të riformatuar parlamentin.
Këto janë qëndrime që lidhen me politikën e jashtme të Francës. Ajo ka vazhdimësi dhe nuk lidhet me zgjedhjet që bëhen. Politika e jashtë të shteteve të mëdha janë politike që kanë vazhdimësi për qëndrime të caktuara. E tillë është dhe propozimi i Macron për të patur marrëveshje të re në BE.



