Dua Lipa feston përvjetorin e parë me Anwar Hadid

Dua Lipa feston përvjetorin e parë me Anwar Hadid

Sot bëhet një vit që nga dita kur këngëtarja Dua Lipa dhe vëllai i motrave Hadid, Anwar, dolën për herë të parë.

Gjërat mes çiftit rrodhën shpejt dhe duket se këngëtarja shqiptare gjeti tek Anwar-i ngrohtësinë që i duhej pas ndarjes nga ish-i.

Dyshja u bë e pandarë, madje Hadid erdhi në Kosovë së bashku me Duan, për të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival”.

Ata i kaluan së bashku ditët e karantinës dhe duket se janë në kulmin e lumturisë, teksa sot festojnë përvjetorin e parë.

Dua ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram pozat më të ëmbla me partnerin, nga momente të ndryshme së bashku.

365 ditët e tyre kanë kaluar shpejt dhe ky ka qenë një vit i ëmbël për Duan dhe Anwar-in, të cilët janë bërë shokët më të mirë të njëri-tjetrit dhe çifti më i ndjekur në rrjete sociale. “Asgjë nuk është më e ëmbël se 365 ditë me ty”, ka shkruar Dua në Instagram.

Lidhja e dyshes është bërë familjare, pasi ata kalojnë shpesh kohë në shtëpitë e prindërve të njëri-tjetrit. Madje, Dua ka një marrëdhënie perfekte me kunatat, Bella dhe Gigi, si dhe me vjehrrën Yolanda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy