Inteligjenca artificiale në prokurimet publike/ Buxhuku: Pa vullnet politik, e kotë teknologjia. Me rëndësi specifikimet teknike

Inteligjenca artificiale në prokurimet publike/ Buxhuku: Pa vullnet politik, e kotë teknologjia. Me rëndësi specifikimet teknike

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku komentoi në “MCN Economy” deklaratat e kryeministrit Rama për futjen e inteligjencës artificiale në prokurimet publike. Buxhuku tha se nëse mungon vullneti politik është kotë, pavarësisht nga teknologjia që do fusësh. Buxhuku vuri në dukje rëndësinë e mënyrës se si “pikturohen” specifikimet teknike, që sipas tij e paracaktojnë fituesin. “Nuk ka asnjë makineri që punojë si Zoti, sepse do furnizohet me të dhëna”, tha ai. 

Prokurimet publike janë një levë shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit. Këto gjithmonë ka qenë një pikë e nxehtë. Logjikisht një prokurim publik ndahet në 4 faza. Një që është shumë i rëndësishëm është identifikimi i projektit që do financojë buxheti. Është shumë i rëndësishëm efektiviteti. Supozojmë se projekti u gjet. Kemi 3 elementë pastaj, pika më e nxehtë janë specifikimet teknike të prokurimit. Kjo është fusha e minuar në të cilën luhet sot. Nëse ti bën termat e referencës, ku pikturon gjithçka pa i vënë emrin, vetëkuptohet që si do jetë fituesi. Kjo është pika delikate sot. Shtylla e dytë është gara. Te gara futet procesi i dixhitalizimit, procesi elektronik. Supozojmë që përcaktimi i fituesit s’është bërë, janë të ndershëm ata që përcaktojnë termat teknikë, shkojmë te gara. Shtylla e tretë është mënyra e zbatimit të kontratës nga fituesi, edhe kjo është pikë delikate, në tre grupe, prokurimet për mallrat, për shërbimet dhe zbatimet e projekteve publike. Më delikatja janë prokurimet e projekteve publike, të infrastrukturës, etj. Pika e tretë që i kërkova dje kryeministrit, është që t’i jepet përparësi përmirësimit të prokurimit publik, që nga përzgjedhja e projekteve, që të jenë më efektivet në garë. 

Nuk është e para herë që qeveria shqiptare që sjell nisma të reja, pa bërë skanimin e atyre të vjetra. Pyetja që mund të bëhet cila është nevoja për këtë ligj të ri? Shqetësimi kryesor vinte te pika e parë që këtu s’bëhet skanim. Nëse ishte për t’u parë ishte, me këtë bazë ligjore cilat ishin problematikat? Problematika e parë ishte si do bëhet specifikimi teknik. Këtë të rregullojmë ne. Ke një vullnet politik që i nxit, ose të paktën nuk i parandalon. Ne duhet të kuptojmë qartësisht problematikat e sistemit të sotëm. E para e të parave është a ekziston vullneti politik që realisht prokurimet publike r të bëhen të ndershme, me konkurrencë të hapur dhe pa korrupsion. Nëse mungon vullneti politik, çfarë do lloj teknologjie të fusësh, çfarë do lloj ligji të shkruash është e kotë. Nuk ka asnjë makineri që punojë si Zoti, sepse do furnizohet me të dhëna. Nëse bën garë duke e paracaktuar fituesin përmes pikturimit nga termat e referencës, nuk ka garë. Ajo dihet që makineria, emrin do t’i vërë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy