Raportimi i SPAK/ Soko: Opozita duhet ta mbështeste Dumanin, jo ta kryqëzonte. U vunë në rresht pas interesit të Berishës e Metës (VIDEO)

Raportimi i SPAK/ Soko: Opozita duhet ta mbështeste Dumanin, jo ta kryqëzonte. U vunë në rresht pas interesit të Berishës e Metës (VIDEO)

 Prokurori i Posaçëm Altin Dumani qëndroi për më shumë se 7 orë në Kuvend, ku iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me hetimet e SPAK për disa çështje të nxehta politike dhe ekonomike.

Por, sipas analistit Pano Soko, i ftuar në “MCN Live”, mënyra si reagoi opozita ishte e gabuar. 

Ai tha se, në vend që të ishte mazhoranca ajo që të sulmonte Dumanin, kjo gjë u bë nga opozita, e cila, sipas tij, veproi nën ndikimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Mazhoranca do ta kishte krejt normale të targetonte Dumanin, sepse ai është prokurori që po ndjek ish-zyrtarët e saj.

 Pothuajse gjysma e kastës drejtuese të atyre që erdhën në pushtet në vitin 2013 janë sot nën hetim ose në ndjekje penale, disa edhe në burg. 

Kjo do t’i jepte një arsye politike mazhorancës për ta sulmuar Dumanin.

Sipas Sokos, opozita tregoi mungesë vizioni politik, duke sulmuar një institucion që po heton korrupsionin në të gjitha nivelet dhe po ben me shumë seç ka bërë vet opozita politikisht. 

Në vend që opozita të thoshte ‘shko më lart, mos u ndal’, ata e zunë me ‘dru’ Dumanin. 

Ai po bën më shumë për pastrimin e korrupsionit sesa ka bërë vetë opozita që nga viti 2013. 

Duhej ta mbështesnin, sepse rezultatet e punës së tij kanë prodhuar më shumë efekt politik se çdo aksion opozitar.

Ata u vunë në rresht pas interesave të Berishës e Metës. Harruan qytetarët, harruan misionin e opozitës. Halli ishte se Dumani po ndjek Berishën, prandaj e quajnë të Ramës se po ndjek Metën, prandaj e akuzojnë si të kapur. 

Kjo është sjellje ose e paditur, ose e qëllimshme, në të dy rastet, e dëmshme.

Politikisht do të kishte qenë më e mençur që opozita të mbështeste SPAK-un në hetimet ndaj korrupsionit dhe të kërkonte zgjerimin e hetimeve edhe më lart në nivelet e pushtetit.

Në vend që t’i thonin ‘shko më lart’, ata e quajtën ‘maskara’. 

Kjo është sjellja e opozitës, ata janë ‘budallenj’ politikisht, ose nuk dinë, ose janë të shitur, duhet të japin përgjigje, ta ndajnë këtë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy