Sipas Forbes, yjet e futbollit kanë pasur probleme financiare për shkak të pandemisë koronavirus dhe bllokimit që pasoi situatën. Madje shumë ekipe detyruan lojtarët e tyre të pranojnë një ulje page duke marrë parasysh ndikimin e dëmshëm në të ardhurat e tyre.
Raporti i Forbes zbulon se pasuria bruto e të gjitha superstarëve në listë ka rënë me 9% në krahasim me listën e vitit 2019.

Cristiano Ronaldo kryeson listen si futbollisti më i pasur.
Cristiano Ronaldo ra dakord për uljen e pagave te Juventus për të ndihmuar klubin të merrej me humbjet financiare. Por kjo nuk e rrëzoi pozitën e tij si ylli i futbollit me më shumë fitime në botë.
Tenisti Roger Federer është lojtari me fitim më të lartë në listën e përgjithshme të atletëve që përfshin të gjitha sported.
Cristiano Ronaldo fitoi një shumë të raportuar prej 97 milion € (107 milion dollarë), e cila mund të klasifikohet si 54 milion € (60 milion dollarë) pagë që merr nga Juventus dhe 42 milion € (46 milion dollarë) nga reklamat e markave të ndryshme.
Superylli i Juventusit pasohet nga rivali i tij Lionel Messi. Messi kapi 93 milion € (103 milion dollarë), nga të cilat 64 milion € (71 milion $) u fituan përmes pagës së tij tek Barcelona, ndërsa ai arriti 28 milion € (31 milion $) në reklama.
I treti në listë renditet Neymar, i cili gjithashtu paguhet mjaft nga reklamat e ndryshme, duke u cilësuar si ndër më të shtrenjtët.



