Propozimi franko-gjerman, Milo: Vuçiç nuk bën dot asnjë hap për shkak të nacionalizmit serb

Propozimi franko-gjerman, Milo: Vuçiç nuk bën dot asnjë hap për shkak të nacionalizmit serb

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, e cilësoi propozimin franko-gjerman "shumë të vështirë për Serbinë”. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, e sheh vështirësinë te nacionalizimi i opinionit serb. Në studion e lajmeve, Milo tha se njohja e pavarësisë së Kosovës do të gjeneronte reagim të madh nga ana e nacionalistëve serbë.  

Vuçiç më në fund e pohoi. Unë besoj më shumë që Serbia nuk pajtohet me faktin që të pranojë vetë të njohë Kosovën. Refuzon të njohë Kosovën, sepse ajo do të cenonte Kushtetutën e vet. Nuk është kollaj ta prekësh Kushtetutën. Ose duhet të kesh tokë të fortë ku të mbështetesh, në Beograd nuk ekzistojnë rrethana të tilla të preket Kushtetua në sensin nacionalist të saj.

Milo solli rastin e vrasjes së kryeministrit serb, Zoran Xhinxhiç, në vitin 2003.  

Në Serbi çdo gjë mund të ndodhë. Kemi rastin e vrasjes së kryeministri Xhinxhiç. Ai u vra për faktin se mes politikanëve serbë ishte një politikan liberal, që e kërkonte dialogun, nuk ishte nacionalist i përmasave siç ishin të tjerët.

Vuçiç po e përdor çështjen për të marrë sa më shumë lëshime nga Perëndimi. Vuçiç nuk përballon dot mjedisin, i duhet shumë mbështetje nga opinioni serb. Kush e njeh opinionin serb e di shumë mirë sa nacionalist është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy