
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ratifikoi vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të datës 30 shtator, duke deklaruar pamundësinë e negociatave me Presidentin rus Vladimir Putin dhe nevojën për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës.
Në një deklaratë thuhet se “u konfirmua se është e pamundur të negociohet me Presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin".
"Ne jemi të detyruar të ndalemi dhe të riorganizohemi për të krijuar pajisje të reja dhe për të trajnuar rekrutët e rinj. Dhe kjo do të marrë pak kohë”, tha në një intervistë televizive Dmitry Sablin, nënkryetar i Komitetit të Mbrojtjes. “Jam i bindur se edhe në territorin e Ukrainës njerëzit do të jenë në anën tonë”, përfundoi ai.
Putin thuhet se po përgatit forcat e tij të armatosura për të kryer një test bërthamor në kufijtë e Ukrainës. Lajmi raportohet nga “Times” që citon një raport të dërguar nga NATO tek vendet anëtare.



