Prokurimi publik, Buxhuku: Problemet më të mëdha, në fushën e teknologjisë (VIDEO)

Prokurimi publik, Buxhuku: Problemet më të mëdha, në fushën e teknologjisë (VIDEO)

Avokati Gjon Buxhuku shpjegoi në studion e MCN Informacion se si funksionon Komisioni i Prokurimit Publik. Buxhuku tha se  fusha e veprimit të KPP mbetet shqyrtimi i ankesave të operatorëve ekonomikë, ndërsa theksoi se komisioni vlerësues ka pasur veprimtari pozitive. 

 

Do të doja të ndalesha te mënyra e emërimit të anëtarëve. Propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe emërohen nga Kuvendi. Që këtu mund të ngremë disa pikëpyetje. Por mund të them me bindje se ka pasur disa raste kur KPP ka dalë kundër vullnetit të autoritetit kontraktor edhe për procedura me vlerë të madhe. Unë e vlerësoj pozitive veprimtarinë e komisionit.

Në rastin e skualifikimit të padrejtë të një autoriteti kontraktor, operatorët i drejtohen KPP, i cili vlerëson ankesën. Kjo është fusha e veprimit të KPP. 

Në momentin që ne kalojmë në fazë kontraktore, ka detyrime dhe mosmarrëveshjet zgjidhen nga gjykata. Lidhur me këtë është APP, e cila po ashtu merret edhe me monitorimin e kontratave. 

Edhe KPP nuk mund të jetë shumë më i ndryshëm se të gjitha institucionet në këtë vend. Ka edhe raste në të cilat vendimet e KPP janë shfuqizuar nga gjykatat. 

 

Buxhuku u ndal te rastet kur një operator ekonomik i skualifikuar i drejtohet gjykatës. 

 

Po i rikthehemi rastit kur kërkohet modifikimi i dokumenteve të tenderit. Nëse KPP nuk i jep zgjidhje, atëherë i drejtohet gjykatës. Gjykata Administrative e Apelit hyn në kompetencat e KPP. 

Në gjykatë rastet janë shtuar shumë dhe kjo më bën të besoj se OE e kanë shtuar besimin te gjykatat. 

 

Ai dha një përgjigje edhe për rastet e zvarritjes së vendimeve të KPP nga autoritetet kontraktore. 

Ndodh për shkak të faktit që verifikimi bëhet për autoritetin kontraktor. APP shpesh edhe ndërhyn dhe rekomandon masa disiplinore në rastet e shkeljeve. 

 

Buxhuku tha më tej se rritja e besimit te drejtësia ka rritur edhe rastet kur operatorët ekonomikë i drejtohen gjykatës. 

Gjithmonë e më tepër po shtohen ankimet sepse kanë besim se mund të marrin aty drejtësi. Roli i KPP është substancial, por ka ende nevojë për unifikimin e praktikës. Ka vend ende për përmirësim. 

Sipas tij, autoritetet kontraktore janë bërë më të kujdesshme në ruajtjen e barazisë, sidomos nga ana formale. 

 

Autoritetet kontraktore janë bërë më të kujdesshëm për konfliktet. P.sh. nëse unë jam anëtar i KOV, nuk mund të vlerësoj ofertën e vëllait tim. Nga pikëpamja formale, autoritetet kontraktore po tregojnë gjithnjë e më tepër kujdes që të mos çedojnë nga pikëpamja formale. 

 

Problemet më të mëdha sipas Buxhukut hasen te prokurimet që lidhen me teknologjinë. 

 

Problematikat më të shumta janë atje ku ka më shumë para. P.sh. fusha e teknologjisë. Pra, atje ku ka më tepër fonde, ka edhe abuzim, shkelje ligji. Edhe konstatimi ka më tepër gjasa të bëhet. Operatorët janë të përgatitur për shkak të vlerës për ta ndjekur më tej. Vlerësoj që kohët e fundit OE kanë filluar që më tepër ti ndjekin rastet e shkeljeve në KPP dhe kallëzime penale. Ka ndodhur që operatorët ekonomikë që janë përfitues të mëdhenj të jenë po këta që ndaj funksionari nga institucioni i të cilit kanë marrë tender, kanë bërë kallëzim penal. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy