
Çfarë konsumojmë çdo ditë?
Sa të sigurt jemi për ushqimet që blejmë në tregje apo supermarkete?
Nuk janë të pakta rastet, kur në media denoncohen produkte të dyshimta, fruta ose perime të nxitura me hormone apo pesticide tej normave, produkte jashtë standardeve, të falsifikuara apo të tjera që u ka kaluar data e skadencës.
Nënproduktet e mishit janë shpesh objekt shqetësimi, për shkak të origjinës së panjohur.
Bizneset pranë shkollave, sidomos fast food-e, klientë të të cilave janë kryesisht fëmijët, janë gjithashtu shqetësim për shumë prindër, për shkak të kushteve higjieno-sanitare dhe standardeve që shpesh nuk respektohen.
Sa kontrollohen ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë?
Sa i ka mundësitë dhe hapësirat që i jep ligji AKU-ja, institucioni që përgjigjet për sigurinë ushqimore?
Sa besim ka konsumatori?
Derisa të jemi plotësisht të sigurt për atë që konsumojmë, pyetja që ngrihet është: Çfarë pasojash do të kenë në shëndetin tonë ushqimet që vëmë sot në tryezë?



