Izolimi si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka shpëtuar miliona jetë dhe e ka ulur rrezikun për shumë të tjerë. Ky është rezultati i një studimi të publikuar të hënën.
"Rreziku i një vale të dytë që ndodh nëse të gjitha të gjitha masat braktisen është shumë real", thotë Samir Bhatt, bashkëdrejtues i ekipit të studiuesve në Imperial College London.
Shumica e vendeve evropiane, të shqetësuara për ndikimin ekonomik që patën masat kufizuese, kanë filluar t’i lehtësojnë ato pasi numri i rasteve të reja me COVID-19 nisi të bjerë.
Studimi Imperial analizoi ndikimin e izolimit në shtëpi dhe ruajtjes së distancës sociale në 11 vende evropiane dhe zbuloi se ato kishin "një efekt thelbësor", duke ndihmuar në uljen e nivelit riprodhues të infeksionit, ose vlerës R, nën shifrën një deri në fillim të majit.
Vlera R mat numrin mesatar të njerëzve që një person i infektuar mund të infektojë. Ku kjo vlerë është mbi 1 mund të çojë në rritje eksponenciale.
"Por çdo pretendim se gjitçka ka mbaruar, se ne kemi arritur imunitetin e tufës, mund të refuzohet me forcë," tha Bhatt. "Ne jemi vetëm në fillim të kësaj pandemie".
Ekipi i studiuesve vlerësoi se deri në fillim të majit, midis 12 dhe 15 milionë njerëz në total në Austri, Belgjikë, Britani, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Norvegji, Spanjë, Suedi dhe Zvicër - rreth 4% e popullsisë së tyre në total - kishin qenë të infektuar me COVID-19.
Duke krahasuar numrin e vdekjeve të llogaritura me vdekjet e parashikuara nga modeli i tyre, nëse nuk do të ishim marrë masa kufizimi, ata zbuluan se 3.1 milion vdekje ishin shmangur.
Një studim i dytë nga shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara, i botuar së bashku me studimin e mësipërm në revistën “Nature”, vlerësoi se izolimi në Kinë, Kore të Jugut, Itali, Iran, Francë dhe Shtetet e Bashkuara ka parandaluar ose vonuar rreth 530 milionë COVID-19 raste.
Duke u përqendruar në këto gjashtë shtete, ekipi amerikan krahasoi normat e rritjes së infeksionit para dhe pas zbatimit të më shumë se 1 700 politikave lokale, rajonale dhe kombëtare të hartuara për të ngadalësuar ose ndaluar përhapjen e COVID-19.
Ata zbuluan se pa u zbatuar këto politika, shkalla e hershme e infeksionit të SARS-CoV-2 u rrit me 68% në ditë në Iran dhe një mesatare prej 38% në ditë në pesë vendet e tjera.
"Pa këto politika, prilli dhe maji do të kishin qenë krejt ndryshe", tha Solomon Hsiang, i cili drejtoi studimin e dytë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.



