
"Kurdët nuk janë engjëj", është shprehur Donald Trump në takimin me presidentin italian Sergio Mattarella në zyrën ovale.
"Kurdët janë shumë mirë të mbrojtur. Në fund të fundit, ata nuk janë engjëj. Të gjithë ankohen për atë që po ndodh me Turqinë por ne po e menaxhojmë shumë mirë situatën. Sanksionet janë më efektive për të ruajtur stabilitetin sesa prania e trupave amerikane. Siria dhe Rusia e urrejnë ISIS-in më shumë sesa ne… Siria mund të marrë ndihmë nga Rusia...", tha Trump, i akuzuar për braktisjen e kurdëve pasi ata luftuan së bashku me Shtetet e Bashkuara kundër ISIS. /Ansa/



