
Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pas tentativës për të vrarë me thikë një 45-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. D., 23 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, (vëllezër), banues në Selitë, për veprat penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Këta dy persona, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Prokop Mima", kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në Selitë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thika). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



