Një kompani private do të kontrollojë të gjithë sistemin e pagesave publike të Shqipërisë. Pra pagesat e të gjitha shërbimeve që marrin sot qytetarët shqiptarë nga e-Albania do të jepen me koncesion tek një kompani private.
Gazetarja Ola Xama në studion e emisionit “MCN Economy” pasi shpjegoi si do të funksionojë ky sistem tha se problemi me ndërmjetësin dhe zgjedhjen e vetëm një ndërmjetësi është centralizmi i tregut dhe monopolizimi i tij.
Duke vijuar më tej, Xama tha se është vetëm një kompani që nuk do të ketë konkurrencë, në mënyrë që të nxitet që të përmirësoje cilësinë e shërbimit.
Sipas Xamës kompania mund të mbajë një fi koncesionare që mund të jetë e lartë.
Pagesat ndaj institucioneve shtetërore një pjesë të mirë ne i bëjmë në formën e keshit, duke i depozituar në arkën ku marrim shërbimin. Një formë tjetër është që shkojmë në një bankë të nivelit të dytë aty, depozitojmë pagesën në numrin e llogarisë, dhe më pas pagesa i dorëzohet institucionit publik.
Një tjetër formë është kur kjo lloj pagese nuk pritet të bëhet efektive përmes bankave dhe t’i dorëzohet institucioneve publike, por është një detyrim që t’i të marrësh një shërbim.
Një pjesë e mirë e shërbime që ofrohen online përmes e-Albania të kërkojnë si kusht dhe mandatin e arkëtimit të pagesës që t’i ke depozituar në bankë. Ajo e lexon këtë mandat dhe të hap dritaret e tjera.
Tashmë jo vetëm këto pagesa që kalojmë përmes sistemit të e-Albania-s, por dhe pagesat e tjera si ato në kesh në arkë, tarifat dhe taksat vendore, apo siç mund të jenë të ardhmen dhe pagesat e taksave që bizneset bëjnë për institucionet vendore publike do të mblidhen dhe do të jenë tek ky koncesion.
Koncesioni në brendësi të tij, do të ketë dhe dy shërbime ekskluzive që sot ofron AKSHI, shërbimet e çelësave publikë, shërbimi për lëshimin e certifikatës publike që është 38 euro dhe vulën apo nënshkrimin elektronik që kushton 42 euro.
Të gjitha këto shërbime tashmë nuk do i japë më shteti, por do të centralizohen përmes një qendre që do të jetë dritarja nga një llogari ‘accaount’ që ke te e-Albania për të shkuar tek destinacioni.
Këto pagesa do të kenë një ndërmjetës, një portë hyrëse, e cila lexon pagesën, të dhënat e transaksionit. Ky ndërmjetës do të jetë kompania koncesionare që do të përzgjidhet për të ofruar këtë shërbim, e cila për të dhënë këtë shërbim do të mbajë një komision.
Në shumicën e vendeve, sidomos vendet moderne e kanë si praktikë dhënien e mundësisë të shërbimeve dixhitale, por jo tërësisht dixhitale, siç po e bën Shqipëria se ka dhe njerëz që mund të refuzojnë të kenë një llogari bankare.
Problemi me ndërmjetësin dhe zgjedhjen e vetëm një ndërmjetësi është centralizmi i tregut. Është vetëm një kompani që nuk do të ketë konkurrencë, që të përmirësojë cilësinë e shërbimit që mund të mbajë një fi koncesionare që mund të jetë i lartë.
Shkojmë menjëherë në monopolizim tregu.



