Prej afro 3 orësh pronari i MCN TV, Endri Meksi ndodhet në Prokurorinë e Posaçme.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv tha se Meksi po pyetet për ndikimet në tenderat e AKSHI-t, certifikatat e sigurisë, kërcënimet me jetë, tritoli tek dyqani si dhe GPS që zbuloi disa ditë më parë në automjet.
Prej afro 3 orësh pronari i MCN Tv, Endri Meksi qëndron në SPAK.
Meksi po i përgjigjet pyetjeve të agjentëve të BKH dhe dy prokurorëve Bledar Maksuti dhe Altin Dumani të cilët ndjekim një hetim për aferën AKSHI.
Gjithçka që Meksi di, por ende nuk janë fakte e prova për SPAK, por nuk ka pasur informacion, përfshirë dhe aktivitetet e ndikimit në tendera dhe certifikatat e sigurisë janë pjesë e këtyre përgjigjeve që SPAK po merr.
Po pyetet dhe për zhvillimet e fundit lidhur me kërcënimet me jetë, tritolin dhe GPS në automjet.
Në rast se do gjinden elementet të veprave penale, nga grupi kriminal që po heton Prokuroria e Posaçme ky procedim do të tërhiqet na SPAK.
Prania pa avokat tregon që Meksi po pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.



