Përndjek të miturën dhe godet policinë, arrestohet 26-vjeçari me kanabis

Përndjek të miturën dhe godet policinë, arrestohet 26-vjeçari me kanabis

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se përndiqte një vajzë të mitur. Në pranga u vu shttasi Klauden Muçogllava nga Tirana.

Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja”, “Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy