Blushi: Rilindja, fatkeqësi kombëtare që duhet ndëshkuar me votë. Ja arsyet pse ikëm

Blushi: Rilindja, fatkeqësi kombëtare që duhet ndëshkuar me votë. Ja arsyet pse ikëm

Deputeti Ben Blushi, në fjalën e tij në Parlament gjatë seancës së sotme, shpjegoi arsyet e largimit nga PS-ja. Blushi renditi disa arsye, të cilat sipas tij e ndajnë nga Rilindja, me të cilën ai ka vendosur të ndahet.

Blushi tha se qeveria i ka tradhtuar qyetarët që e zgjodhën me votë. Sipas tij, qeveria veçse e ka thelluar traditën e të mbështeturit të të fortit kundër të dobëtit.

Pjesë nga fjala e Blushit

Ne besojmë se Rilindja e ka thelluar traditën e qeverisë së vjetër për të mbështetur të pasurit kundër të varfërve, të fortët kundër të dobtëve.  

Një fëmijë që punonte në sharrë për bukën e gojës, duke mbledhur mbetjet natën, për të cilin Rilindja nuk tha asnjë fjalë.

Ne po ikim nga një parti që nuk mbrojti Arditin, por mbrojti vrasësit e tij. Ne nuk mund të pranonim të mos ishim me Arditin, por me pronarët. Kjo është një zgjedhje që Rilindja nuk e bëri. Rilindja ushqen banalitetin dhe kriminalitetin, duke sjellë këtu dhe në administratë njerëz që kanë vrarë e përdhunuar.

Ky vend duket si një xhungël ku gjithmonë fiton i forti dhe ai që shkel ligjin. Parlamentin e Shqipërisë e ka kthyer në një konvikt luksi për të gjithë ata që i kërkon drejtësia ndërkombëtare. Ne nuk mund të jemi bashkë me njerëz të tillë në një parti. Nuk nuk mund të rrimë bashkë me vrasës, trafikantë dhe injorantë.  

Ne kemi qenë dhe jemi kundër kanabizimit. Por kjo është e vetmja politikë në të cilin Rilindja ka pasur sukses të dukshëm. Nëse ka pasur dicka që më ka mbajtur akoma aty ka qenë dnevoja për të kuptuar se deri ku mund të shkojë dëmi që i bëhet vendit me koshiencë dhe nëse ka një fije shpresë për të ndryshuar. Unë ju them sot se Rilindja është një fatkeqësi kombëtare që duhet ndëshkuar me votë.

Vendi i duhet një projekt për njerëzit e zakonshëm që nuk ndahen për shkak të pasurisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy