8 dhjetori, Cura: Nuk kishim numra por cilësi, politika shqiptare e ka zgjidhjen në majën e saj (VIDEO)

8 dhjetori, Cura: Nuk kishim numra por cilësi, politika shqiptare e ka zgjidhjen në majën e saj (VIDEO)

8 Dhjetori, prej vitit 2009, përkujtohet si dita që shënoi lëvizjen studentore dhe prologun e ndryshimeve politike në Shqipëri.

Spiro Cura, ish student i dhjetorit ‘90 dhe një nga themeluesit e PD-së, në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me këtë lëvizje duke u shprehur se edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vite ngjarjet kanë mbetur ende të gjalla në mendjet e tyre.

Ai tha se ata nuk kishin numra, por cilësi, ndërsa theksoi se Berisha bashkë me intelektualët e tjerë rreth tij ishin një kombinim i përkryer, ishin njerëzit e mendimit për evoluimin demokratik.

Po më ktheni pas mbi 30 vite, natyrisht që ngjarjet i kemi të gjalla por si të thuash që eksperienca na ka mësuar të bëjmë dhe një sintezë me atë çfarë ndodhi si evoluoi dhe aty ku jemi sot. Lëvizja studentore ishte një nga flukset për ndryshim, një lëvizje popullore, kishim rol protagonist dhe për shkak të moshës, por ne s’kishim numra, por kishim cilësi. Ishim një brez studentësh të mirëarsimuar, ne u përpoqëm që në këtë të kishim rolin tonë dhe roli jonë në përgjithësi ka qenë shpirtëror. Kemi qenë atje ku ka pasur probleme, kemi qenë në bashkimin e flukseve. Gjithmonë ka nisma dhe ka protagonizma të cilët kanë bërë veprën e tyre. Azem Hajdari, Sali Berishën apo të tjerë drejtues ishin një kombinim i përkryer sepse Berisha me gjithë elitën e intelektualëve të kohës ishin të kualifikuar dhe ishin njerëzit e mendimit për evoluimin demokratik.

I pyetur nëse duhet revolucion për ndryshimin e sistemit, Cura tha se natyrisht që po, por theksoi se qytetarët duhet të mobilizohen për protesta, ndërsa shtoi se politika shqiptare e ka zgjidhjen në majën e saj.

Po patjetër, por ka forma të ndryshme revolucioni. Duhet mobilizim i qytetarisë për protesta, por kam përshtypjen se politika shqiptare zgjidhjen e çështjes e ka në majën e saj. Është një politike 30-vjeçare me njohuri, kanë informacione mbi tavolinë mjaft të rëndësishme dhe si të thuash dinë gjithçka për njeri- tjetrin, pra ka ardhur një moment që duhet hapur kutia e pandorës dhe populli duhet të dijë të vërtetën. Duhet një mënyrë e re komunikimi me klasën politike. Duhet një komunikim i drejtpërdrejtë, duhen të vërteta të hapura, ajo çfarë po ndodh këtu ka nevojë për një riformatim të demokracisë. Në fund e majta kjo është ajo, thjesht po shpalos vetveten, por ideja është se çfarë alternative ofrojmë ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy