Skandali me mikrokreditë, Mziu: Përgjegjëse, BSH. Nuk ka vullnet për të zgjidhur situatën, duhet të bllokoheshin kompanitë dhe llogaritë bankare (VIDEO) 

Skandali me mikrokreditë, Mziu: Përgjegjëse, BSH. Nuk ka vullnet për të zgjidhur situatën, duhet të bllokoheshin kompanitë dhe llogaritë bankare (VIDEO) 

Deputeti i Partisë Demokratike Xhalal Mziu tha në studion e MCN Live se nuk sheh vullnet për t’i dhënë një zgjidhje situatës së skandalit të mikrokredive sepse nëse do të kishte do të ndërmerreshin veprime kontrete si bllokime të kompanive, llogarive të tyre dhe transaksioneve të pronave që vijojnë të kryhen. Sipas Mziut, përgjegjëse kryesore për këtë situatë është Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikëqyrës.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Kishte një ping-pong që përdori guvernatori duke dashur ta kalojë barrën e fajin tek Ministra e Financës dhe Ministria e Drejtësisë. Por nuk janë këto aktorët kryesorë. I vetmi institucion qendror, ligjor, vendimmarrës në Shqipëri për bankat e nivelit të dytë dhe funksionimin e mikrokredive është Banka e Shqipërisë dhe Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Dy kompanitë kanë pasur si funksion vetëm dhënien e kredive, që janë liberale dhe ato jashtë funksionit të tyre në 2015 dhe në shkelje të ligjit kanë blerë portofol kredish të këqija që ishin në një shumë 22 milionë euro dhe kanë marrë një autoritet përtej lejimit të kompetencës.

Jo vetëm që po bënin veprimtari të paligjshme kompanitë, por në mars të 2016 u bë me ligj përthithja e kredive të këqija dhe pas 2 muajsh në qershor u themeluar MCA që kishte më shumë se 1 vit që ushtronte funksionin e mbledhjes së kredive të këqija.

Pasi morën licencën, avancoi situata pavarësisht se kishte kufizime ligjore.

Shfrytëzuan momentin dhe imponuan një numër të konsiderueshme që ata të merrnin një kredi të dytë që të shlyenin kredinë e parë .

Nuk shoh një vullnet për t’i dhënë zgjidhje pavarësisht qëndrimit të guvernatorit ditën e djeshme në raport me një javë më parë. Nëse duhej t’i jepej një zgjidhje duhet të bllokoheshin të gjitha kompanitë ose të gjitha bankat e mikrokredive të cilat kanë qenë autorët e kësaj situatë. Duhet t’i bllokohet llogaritë miliona euroshe. Të bllokohet transaksionet e pronave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy