Danielsson: Djegia e mandateve minon rrugëtimin e vendit drejt BE-së (VIDEO)

Danielsson: Djegia e mandateve minon rrugëtimin e vendit drejt BE-së (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson, e sheh si pengesë për integrimin e vendit djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Pas dy takimeve të veçanta që ai pati me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, Danielsson theksoi se Parlamenti mbetet motori i vetëm i demokracisë.

“Sa i përket opozitës kam theksuar që vendimi i aëtarëve për të djegur mandatet në bllok minon rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Pasiguria duhet kaluar në mënyrë urgjente. Parlamenti është shtyllë e shtetit, motori i çdo demokracie të pjekur. Duhen krijuar kushtet për një dialog konstruktiv në Parlament. Ndaj duhet theksuar thirrja e Mogherinit dhe Hanh që ky vendim e minon integrimin”, tha ai.

 “E drejta për të protestuar është e lejuar por protestat duhet të jenë paqësore. Përgjegjësit për to nuk duhet të shtyjnë për dhunë”, është shprehur ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy