Formacioni i Realit kundër Dortmundit

Formacioni i Realit kundër Dortmundit

Zidane tashmë ka zgjedhur formacionin me të cilin do të luajë kundër Dortmundit.

Borussia Dortmundi dhe Real Madridi do të përballen të martën në “Signal Iduna Park” në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë ndeshje për “Los Blancos” do të mungojnë, Kovacic, Marcelo, Theo, Benzema dhe Vallejo. Por, pavarësisht kësaj, Zidane tashmë ka në mendje me cilët lojtarë të startojë ndaj ekipit gjerman.

Toni Kroos, i cili nuk është stërvitur dje me skuadrën, do të udhëtojë me ekipin në Gjermani dhe AS raporton se gjermani mund të jetë gati për të luajtur, nëse ndodh e kundërta, vendin e tij do ta zë Marco Asensio, transmeton Gazeta Express.

Nacho do të luajë sërish në mbrojtje në vend të Theos e Marcelos, që të dy të lënduar, ndërsa Bale dhe Cristiano do të jenë së bashku në sulm.

REAL MADRID: Keylor Navas; Carvajal, Varane, Ramos e Nacho; Casemiro, Modric, Kroos, Isco; Bale dhe Cristiano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy