Presidentja në ikje e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner largohet duke mbajtur një fjalim tepër emocional drejtuar përkrahësve të saj.
Duke i’u drejtuar simpatizantëve të saj të cilët ishin mbledhur jashtë pallatit presidencial La Casa Rosa në Buenos Aires të cilët brohorisnin në mbështetje të saj, ajo mbrojti arritjet e saj.
"Ne besojmë në atë që kemi arritur kështu që ne duhet të kemi një qëndrim pozitiv për tu siguruar se këto gjëra nuk do të shkatërrohet dhe kur të mendoni që ata për të cilët votuat ju kanë tradhëtuar merrni flamurin.“ - tha ajo.
Fernandez pritet të anashkalojë ndërkohë ceremoninë e betimit të pasardhësit të saj, pasi u përfshi me të në një debat mbi vendin ku do të zhvillohet ceremonia.
Ndërkohë që ajo këmbëngul që ceremoninë e betimit të zhvillohet në Kongres ndërsa Macri dëshironte që ceremonia të zhvillohej në pallatin Presidencial.



