Rusia: Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është vjetëruar

Rusia: Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është vjetëruar

Yury Borisov, kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos, totë se Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor është vjetëruar. Një tjetër kërcënim i madh për të, sipas Borisov, është bollëku i mbeturinave hapësinore në orbitën e ulët të Tokës.

“Nga njëra anë është mosha e stacionit; nga ana tjetër është prania e mbeturinave artificiale që janë në orbitën e ulët të Tokës, gjë që kërkon monitorim dhe eliminim të vazhdueshëm”, tha Borisov.

Ai shtoi se mbeturinat hapësinore do të bëhen problem për të gjithë përfundimisht, pasi do të përbëjnë një kërcënim jo vetëm për stacionin ndërkombëtar, por edhe për objektet e tjera në orbitën e ulët të Tokës.

“Problemi duhet të merret shumë seriozisht, duke adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet e mbrojtjes nga mbeturinat, si dhe monitorimin në kohë dhe shmangien e tij,” tha ai.

Deklarata e Borisov vjen pak ditë pasi stacioni ndërkombëtar hapësinor pati një rrjedhje të re, e cila u konstatua në modulin rus Nauka.

Sipas një vlerësimi paraprak nga Roscosmos, moduli po rridhte ftohës në sistemin e tij dytësor të radiatorit. Ndërsa rrjedhja me sa duket pushoi vetë, kozmonautët rusë Oleg Kononenko dhe Nikolay Chub do të ekzaminojnë radiatorin në fund të këtij muaji për të gjetur rrjedhjen dhe për të përcaktuar shkakun e saj. Gjatë vitit të kaluar, pjesa ruse e stacionit ka pësuar rrjedhje të ndryshme. Në dy raste, anijet ruse - Soyuz MS-22 dhe Progress MS-21 - u shpuan nga meteoroidë të vegjël ndërsa ishin ankoruar në ISS.

Stacioni ndërkombëtar i hapësirës është lançuar fillimisht në 1998. Në fillim të këtij muaji, Borisov tha se Rusia do të vazhdojë të jetë pjesë e marrë programit të SNH të paktën deri në vitin 2028.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy