
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Greqi
30-vjeçari grek ka humbu kontrollin e makinës dhe doli jashtë rruge duke përplasur një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në anë të rrugës duke peshkuar.
Sipas mediave greke, automjeti përshkoi edhe disa metra dhe më pas u rrëzua në det. Fatkeqësisht i riu humbi jetën në vend, ndërsa shqiptari humbi jetën në spital.
Ndërkohë, 40-vjeçari shqiptar u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe u dërgua për trajtim më të specializuar në spitalin e Patras, por fatkeqësisht ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të plagëve të rënda.
Emri i tij nuk është bërë me dije, ndërkohë që policia greke ka nisur hetimet për këtë aksident fatal. Së bashku me 40-vjeçarin shqiptar, në momentin e aksidentit ishte edhe vëllai i tij të cilët po peshkonin bashkë, por fatmirësisht nuk pësoi asnjë lëndim.



