Vrasja e 48-vjeçarit/ Pula: Policia po heton edhe për konflikte që Visha dhe vëllai i tij kanë pasur me banorë të Zall Mnerit (VIDEO)

Vrasja e 48-vjeçarit/ Pula: Policia po heton edhe për konflikte që Visha dhe vëllai i tij kanë pasur me banorë të Zall Mnerit (VIDEO)

Një 48 vjeçar i identifikuar si  Lulzim Visha i cili punonte si postier në një postë private  u vra mëngjesin e sotëm në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë. 

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv nga vendi i ngjarjes tha se policia ka zgjeruar pistat e hetimit dhe tashmë veç hasmërisë, po heton konflikte që të 48-vjeçari dhe vëllai i tij kanë pasur me persona të tjerë në zonë.

Pula thotë se policia dyshon se autorët mund të jenë në zonë.

Ekspertët kriminalistikë kanë gjetur në vendngjarje 12 gëzhoja. Fillimisht, si pistë kryesore hetimi ishte hasmëria për shkak se njëri nga vëllezërit kishte kryer një vrasje vite më parë dhe ishte dënuar 12 vite. Por më vonë policia policia ka zgjeruar hetimet dhe në një pistë tjetër, ku dy vëllezërit kanë pasur edhe konflikte të tjera me persona të zonës. Forca të shumta operacionale kanë shtrirë kërkimet në këtë zonë Pasi dyshohet se autorët mund të jenë në këtë zonë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy