Gazetari Sokol Bregu foli në MCN Live mbi vrasjen e ndodhur dje në Rrëshen, ku u ekzekutua Martin Bardhi.
Bregu bën me dije se policia i ka identifikuar dy persona, që janë autorët e dyshuar, por do ta ketë të veshtirë për ta provuar vrasjen.
Kjo pasi autorët kanë lëvizur të maskuar duke mos lënë gjurmë në vendngjarje.
Nuk besoj se lidhet me vëllain. Është një histori pak e çuditshme që policia i ka të identifikuar dy autorët e krimit, por s’i lidh dot me provat në vendngjarje. Është një histori me një kalvar të gjatë gjakmarrje. Policia i ka identifikuar dy të dyshuar, por s’i lidh detyrimisht me prova në vendngjarje, sepse kanë lëvizur të maskuar. Janë dy persona që më parë ishin konfliktuar me viktimën. Policia ka filluar ndjekjen e tyre, por ende s’ka një provë konkrete që t’i lidhë shkencërisht me ngjarjen. Nuk është gjetur arma e krimit dhe ndonjë provë e gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se ajo është e bindur se janë ata autorët. Policia dyshon se personi që është tentuar të vritet në mars, është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen. Nga lëvizjet e tij në qytet një ditë para se të ndodhte krimi, i shkoi në banesë, nuk rezulton atje, bashkë me personin tjetër që e ka ndihmuar në këtë vrasje. Megjithatë mendoj se është një ngjarje pothuajse e zbardhur në kuadër të hetimeve të policisë, tani mungon vetëm ndalimi i dy personave për të gjetur ndonjë provë tjetër konkrete. Do jetë e vështirë për ta provuar vrasjen, pasi nëse do të zgjatet në kohë ndjekja e tyre dhe mos arrestimi, do t’i ikin edhe shenjat e barutit nga duart, nuk do të ketë një provë shkencore për këtë histori.
Dy fiset nuk e pranojnë që janë në gjak por vazhdojnë të vrasin njëri-tjetrin. Besoj që situata u ka dalë jashtë kontrollit. Ngjarja mund të merrte përmasa të tjera. Çdo vit gjysma e vrasjeve ndodh në lokale, ka një arsye, sepse aty ti e gjen të pavëmendshëm. Ndonjëherë e gjen me shpatulla nga dera. Sepse në makinë, ai duke ecur, duhet të jesh një qitës shumë i shpejtë. Zakonisht vrasjet në makinë bëhet me 3-4 persona, me kallashnikov.



