
Pasditën e sotme tre persona në fshatin Vashtëmi të Maliqit kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë plagosur kryefamiljari R. K., 59 vjeç, djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre A. M., 40 vjeç.
Sipas korrespodentit të MCN tv nga Korça, mësohet se të tre personat e dëmtuar nga shpërthimi i bombolës së gazit do të transportohen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 17.12.2022, rreth orës 16:15, në fshatin Vashtëmi, Maliq, në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Për pasojë kanë marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



